Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBritania largon kriminelët, 23 persona prej tyre rikthehen në Shqipëri

Britania largon kriminelët, 23 persona prej tyre rikthehen në Shqipëri

Mediat britanike raportojnë se 23 kriminelë të rrezikshëm u kthyen në Shqipëri të enjten. Mes tyre ishte një trafikant droge, një rrëmbyes dhe një pedofil.

Sipas të njëjtave burime aty kishte edhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar si dhe një person pa të drejtë qëmdrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po vuanin dënime që së bashku arrinin në më shumë se 72 vjet burg.

Mediat britanike shkruajnë se mes të depërtuarve ishte një individ i dënuar me 18 vjet për trafik droge (kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë funte.

Një person tjetër ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për trafik droge (kokainë) dhe i dënuar me më shumë se 10 vjet burg. Një individ tjetër i dënuar me 3 vjet burgim për tentativë për t’u përfshirë në komunikim seksual me të mitur.

Një tjetër person ishte i dënuar me 4 vjet burgim për rrëmbim dhe lëndime të një personi, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Duke komentuar mbi dëbimet, Ministrja e Brendshme Priti Patel tha se: “Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer.

Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet” – tha ajo.

Muajin e kaluar, 190 shtetas të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar.

Zyra e Brendshme theksoi se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikuara dhe çarter, me 85 fluturime në 13 vende të ndryshme.

“Fluturimi i të enjtes u krye në bashkëpunim me qeverinë shqiptare”, – shtoi Patel.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME