Turneu i mesjavës së Premier League ka rezervuar surpriza dhe emocione, duke nisur nga Villa Park. Manchester City, që nuk fiton prej katër ndeshjesh, është mposhtur dhe parakaluar nga Aston Villa. Bailey ishte vendimtar në 1-0 që e la teknikun Guardiola -6 nga Arsenal. Liverpool fiton dhe është i dyti, ndërsa Manchester United mundi Chelsea 2-1 falë dygolëshit të McTominay. Armando Broja luajti 15 minutat e fundit dhe goditi shtyllën, duke shkuar pranë barazimit në Old Trafford. Buzqëeshin ndërkohë edhe Brighton, Fulham dhe Bournemouth.
ASTON VILLA-MANCHESTER CITY 1-0
Një nga ndeshjet e shumëpritura të javës së 15 konfirmoi pretendimet e Aston Villa, që dominoi mbi Manchester City, duke e mposhtur 1-0. Fillimi ishte i shkëlqyer për Villans, me Ederson vendimtar për të ndalur Bailey dhe Pau Torres. Citizens reaguan me Haaland, që nuk kaloi dot Martinez. Mungesa e Rodrit u ndje dhe City vuajti të krijonte lojë. Aston Villa ishte më pak agresive pas rifillimit, por City nuk përfitoi. Guardiola luajti kartën e të riut Bobb, por u fundos në minutën e 71′. Bailey la gjysmën e mbrojtjes në vend dhe shënoi me bashkëpunimin e një devijimi nga Ruben Dias. Douglas Luiz shkoi pranë dyfishimit duke goditur shtyllën, por asgjë nuk ndodhi më. Emery, pasi mundi Guardiolën për herë të parë në karrierën e tij, është i treti me 32 pikë, -4 pas Arsenal. Një krizë e errët për Man City, që zbret në vendin e katërt dhe -6 pas Gunners me një rekord të palakmueshëm: tre pikë (dhe po aq barazime) në katër ndeshjet e fundit, katër humbje në katër ndeshje pa Rodrin.
MANCHESTER UNITED-CHELSEA 2-1
Njeriu i providencës kujdeset sërish për të shpëtuar Erik ten Hag. Scott McTominay fundos Chelsea me një dygolësh që i afron -3 nga vendi i katërt. Red Devils e nisën fort dhe Antony fitoi një penallti që Bruno Fernandes e gaboi përballë Sanchez. Chelsea u rrit në lojë, por në momentin më të mirë u ndëshkua nga McTominay. Blues nuk dekurajohen dhe në minutën e 45′ barazuan 1-1 me Cole Palmer. Në pjesën e dytë, Pochettino futi në lojë James e 15 minutat e fundit u aktivizua edhe Broja. Lojtari vendimtar megjithatë ishte përsëri lideri i Skocisë McTominay. Mesfushori shënoi me kokë në krosimin e Garnacho duke bërë 2-1 në minutën e 68′. Në fund, Chelsea mund të dilte edhe me pikë, Broja goditi shtyllën me kokë me Onana që shoqëroi topin. United tani është i pesti me 27 pikë, duke kapur Tottenham që nuk ka luajtur ende. Chelsea në vendin e dhjetë me 19 pikë.
Premier League England
Brighton 2-1 Brentford
Crystal Palace 0-2 Bournemouth
Fulham 5-0 Nottingham Forest
Sheffield United 0-2 Liverpool
Aston Villa 1-0 Manchester City
Manchester United 2-1 Chelsea