Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBroja: Synojmë fitoren ndaj Izraelit

Broja: Synojmë fitoren ndaj Izraelit

Kombëtarja po vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Izraelit, një sfidë që do të vendosë jo pak për fatin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

Armando Broja i pranishëm në konferencën për shtyp theksoi në fjalën e tij se ekipi do të udhëtojë drejt Izraelit vetëm me një qëllim, për të marrë 3 pikët. Sulmuesi i Chelsea-t tregoi se ndihet në formë shumë të mirë edhe pse ka dallim nga Southampton.

“Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet fitore dhe tre pikë për secilën nga ndeshjet dhe trajneri është ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi përgatitur disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe uroj që të marrim tre pikët.

Do të jeni në formacion në ndeshjen ndaj Izraelit? – E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët.

Çfarë duhet për të mposhtur Izraelin? – E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë sepse na kanë mundur në ndeshjen e parë. Por kësaj radhe na duhet fitore dhe uroj të luajmë mirë si ekip dhe të marrim fitoren.

A ndjej presion sepse kanë pritshmëri për mua? – Nuk kam shumë presion se luaj futboll, pasi kam nisur futbollin që në moshën tre vjeçare. Luaj futboll për qejf dhe për të fituar ndeshjen dhe për të ndihmuar ekipin, por nuk kam presion.

Forma aktuale e Brojës – Gjithmonë jam në formë. Kam bërë stërvitje çdo ditë dhe e dimë që është më e vështirë të luaj te Chelsea sesa të luaja te Southampton. Por jam stërvitur çdo ditë me lojtarë shumë të mirë dhe këtu në Shqipëri dhe jam fizikisht mirë”, deklaroi Broja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME