Kumanovë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë në Maqedoninë e Veriut, ku një 46-vjeçar ka vrarë gruan dhe nënën e saj, ndërsa më pas u vetëvra duke u hedhur nga ndërtesa në rrugën “Leskovcit”, ku banonte familja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 të ditës së djeshme.
“Sot, më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë. Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës”, njofton policia.
D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë. Prokurori publik dhe ekipet e SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
Gjithashtu mësohet se çifti kishte dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa tjetri ndodhej në një nga dhomat e banesës ku ndodhi ngjarja.