Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“Messi iranian” në Romë: Azmoun, ish-volejbollisti që u bë rastësisht futbollist

“Messi iranian” në Romë: Azmoun, ish-volejbollisti që u bë rastësisht futbollist

Sardar Azmoun, sulmuesi i ri i Romës, ishte pranë verdhekuqve edhe dy vite më parë. Por fati e deshte të mbërrinte tani. Fati, që i ka përcaktuar gjithcka në karrierën e tij. I drejtpërdrejtë, pa asnjë frikë të dalë në anën e më të dobëtit, madje duke lënë mënjanë karrierën e tij, Azmoun është një personazh i jashtëzakonshëm. Ashtu si e tregon jeta e tij. Një ish-volejbollist deri në 12 vjeç, i dashuruar thellësisht pas kuaj dhe me një marrëdhënie të fortë me nënën e tij të dashur, është gati të sjellë karakterin dhe përvojën e tij në Romë.

Për dashurinë e tij për kuajt ai tha: “Kuajt janë gjëja që më mungon më shumë kur jam jashtë Iranit. Kur jam me pushime arrij në gjashtë të mëngjesit dhe largohem në mbrëmje, ndonjëherë edhe fle pranë stallave”. Ai zotëron, ndër të tjera, Serik Horse Complex, një kompleks i dedikuar për kujdesin e këtyre kafshëve, me seli në Gonbad-e Kavus, vendlindja e tij. Azmoun është pronari i 52 kuajve.

KUNDËR REGJIMIT DIKTATORIAL

Djaloshi nuk është një personazh banal, ai është shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk ka frikë të mbajë anë. Për çështjen e grave në vendlindjen e saj ai deklaroi hapur: “Thjeshtësia me të cilën po vrasin njerëz është një skandal. Rrofshin gratë iraniane”. Kjo frazë i kushtoi atij një përjashtim të përkohshëm nga kombëtarja iraniane për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve të marra. Për këtë përjashtim ai u përgjigj edhe më me forcë: “Unë do të sakrifikoja të gjithë karrierën time për një fije floku të grave iraniane. Kjo histori nuk do të fshihet. Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Turp për ju që vrisni kaq lehtë.”

Në Iran ai njihet si “Messi iranian” edhe pse karakteristikat e përbashkëta mes të dyve janë thuajse inekzistente. Ai konsiderohet një VIP i vërtetë VIP dhe është idhull në Iran. Azmoun ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tij, të cilën e konsideron si personin më të rëndësishëm në jetë: “Nëna ime, shoqja ime më e mirë, të të kemi është një bekim që nuk përshkruhet. Shpresoj se kam qenë një djalë i mirë për ty”.

KARRIERA E AZMOUN

Në karrierën e tij ai ka shënuar 115 gola për klubet në 316 ndeshje, si dhe 48 asiste. Me kombëtaren iraniane ka shënuar 45 gola dhe 9 asiste në 71 paraqitje. Për sa i përket karakteristikave, ai është një lojtar fizik 186 centimetra i gjatë dhe 80 kilogramë. Megjithatë, ai jep maksimumin kur shoqërohet nga një sulmues i vërtetë zone që i krijon hapësirë dhe e lejon të luajë topin. Në kohën e Zenit St. Petersburg ai formoi një dyshe të madhe me Artem Dzyuba, një qendërsulmues gjigant me përmasa 197 centimetra dhe me peshë 90 kilogramë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME