Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBushati: Shqipëria gabimisht në rajon, nuk kemi asnjë konflikt. Imazhi i vendit...

Bushati: Shqipëria gabimisht në rajon, nuk kemi asnjë konflikt. Imazhi i vendit në rritje

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se Shqipëria ndodhet gabimisht në rajon dhe se nuk jemi pjesë e asnjë konflikti, duke iu referuar shteteve të tjera të Ballkanit dhe situatat në të cilat gjenden sot. Bushati tha në ”ABC News” se imazhi i Shqipërisë ka ardhur gjithmonë e në rritje, dhe mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë e dëshmoi këtë.

“Situata me Greqinë, nuk do ta kategorizoja si konflikt. Mosmarrëveshje apo çështje dypalëshe do të ketë gjithmonë, sa të ketë jetë, sa të ketë shtete. Mendoj që në momentin që Shqipëria u anëtarësua në NATO, bëri një hap cilësor drejt profilit të saj si një vend normal. Jo se Shqipëria kërcënohej me luftë nga një shtet tjetër, por nga pikëpamja e mesazhit politik dhe të imazhit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte shumë i rëndësishëm.

Statusi i vendit kandidat, ideja e hapjes së negociatave edhe në planin praktik, por edhe fakti i rëndësishëm, Shqipëria është gabimisht në vendin e gabuar, nuk ka asnjë konflikt. Nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ish-Jugosllavisë, e vetmja lidhje e jona janë shqiptarët që kanë jetuar në Ish Jugosllavi, jemi mesdhetarë.

Nga pikëpamja e shkëmbimeve tregtare dhe njerëzore, vendet kryesore vijojnë të mbeten Italia dhe Greqia. 20% e jona jeton në Itali dhe Greqi. Nuk diskutohet që imazhi i Shqipërisë, pavarësisht 1001 problemeve që kemi, ka ardhur gjithmonë në rritje. Nuk diskutohet që organizimi i një samiti, dhe fakti që i dhamë edhe një peshë më të madhe, të gjitha këto krijojnë një narrativë”, theksoi ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME