Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREFestivali 62 i Këngës në RTSH, rikthehet Elsa Lila. Në garë Besa...

Festivali 62 i Këngës në RTSH, rikthehet Elsa Lila. Në garë Besa Kokëdhima dhe Samanta

Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse për Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH. Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore. Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.

Duket se gara do të jetë e fortë me emra si: Elsa Lila, Shpat Deda, Big Basta dhe Vesa Luma, Kejsi Tola, Samanta Karavella apo Besa Kokëdhima që do të vendosen përballë njëri-tjetrin për çmimin e parë. Megjithëse, historia ka treguar se edhe artistët e rinj mund të jenë surprizë.

Lista e shumëpritur e Artistëve të përzgjedhur për Edicionin 62 të Festivalit të Këngës:

Besa Krasniqi-Esenciale
Eldis Arnjeti-Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Samanta Karavello – N’majë
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME