Superliga shqiptare nisi këtë të shtunë me raundin e 21-të. Te suksesi doli Bylisi, ndërsa Tirana dhe Egnatia luajnë në orën 16:30.
Në Laç vendasit u mposhtën 0-3 nga Bylis. Miqtë marrin fitoren e dytë radhazi dhe shtojnë presionin te Tirana e cila ndjek nga pas.
Pasi mposhtën Dinamon një javë më parë, Bylis triumfoi në udhëtim me dopietën e Berko dhe golin e Peralta.
Me këtë fitore, Bylis shkon në kuotën e 24-pikëve në vendin e gjashtë dhe në sfidën e radhës do të përballet me Tiranën. Laçi i vendit të parafundit ka 20 pikë dhe do luajë përballë Elbasanit.