Ngrënia e mandarinave, veçanërisht në muajt e dimrit, krijon një mburojë mbrojtëse kundër epidemive si ftohja dhe gripi. Përfitimet e mandarinës janë të panumërta. Por a keni dëgjuar ndonjëherë për përfitimet e lëkurës të mandarinës?
Hiqeni lëkurën e mandarinës dhe lëreni të thahet.
Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi me kapak të puthitur fort dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.
Në këtë mënyrë, lëkurën mund ta përdorni për shumë muaj.
Përgatitja e çajit kërkon copa të vogla të lëkurës së thatë të mandarinës.
Vendosini copat e lëkurës në një filxhan çaji.
Hidhni sipër tyre ujë të nxehtë dhe lërini të qëndrojnë së bashku për disa minuta.
Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumojeni menjëherë.
Dobitë e e lëkurës së mandarinës
Redukton stresin, balancon kolesterolin, ul rrezikun e kancerit, ndihmon në humbjen e peshës, i jep freski lëkurës, është i mirë për problemet e stomakut, largon toksinat nga trupi, forcon kockat, mbron shëndetin e syve, shëron infeksionin.