Cameron Diaz flet për vazhdimin e “The Mask”
Cameron Diaz konfirmoi se ajo është e interesuar të rikthehet për një vazhdim të filmit të Jim Carrey të vitit 1994 “The Mask” – por me një kusht.
“Nëse Jim është dakord,” tha ajo në një intervistë me Access Hollywood.
Me regji të Chuck Russell, “The Mask” luan Carrey, si Stanley Ipkiss, një nëpunës banke që gjen një maskë magjike që e shndërron atë në një ngatërrestar të gjelbër. Diaz, 52 vjeç, luan këngëtaren e klubeve të natës, Tina Carlyle, e cila bie në dashuri me The Mask.
Carrey së fundmi trajtoi mundësinë e një vazhdimi në një intervistë me ComicBook.com
“Oh zot, ju e dini, duhet të jetë ideja e duhur,” tha ai muajin e kaluar. “Nuk ka të bëjë vërtet me paratë.”
“Bëj shaka për paratë, por kurrë nuk i dihet,” vazhdoi humoristi.“Nuk mund të jesh i prerë për këto gjëra. Sepse sapo ju vjen një ide e mirë, ose një grup njerëzish me të cilët ju ka pëlqyer shumë të punoni – gjërat kanë tendencë të ndryshojnë.”
“Maska” ishte roli kryesor i Diaz. Ajo mori phesë më pas në filma të njohur, duke përfshirë “There’s Something About Mary”, “Charlie’s Angels”, “My Best Friend’s Wedding”, “The Holiday”, “What Happens in Vegas”, “Bad Teacher” dhe ekskluzivitetin “Shrek”.
Cameron u tërhoq nga aktrimi në vitin 2014, por ajo sapo u kthye në qendër të vëmendjes në filmin e ri të saj dhe të Jamie Foxx në Netflix “Back in Action”.