Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChampions e shpërblimet e çmendura prej 2,5 miliardë: fituesi rrëmben të paktën...

Champions e shpërblimet e çmendura prej 2,5 miliardë: fituesi rrëmben të paktën 150 milionë euro

Champions League e re, shpërblime të reja. Gjithçka do të jetë më e pasur, që nga programi i fazës së parë që zgjatet deri në janar me nga tetë ndeshje për secilën skuadër, e deri te bonusi që do të ndahet mes skuadrave. Shuma totale që do të shpërndahet është afër 2.5 miliardë euro. Për të dhënë një ide të diferencës me dy kompeticionet e tjera, Europa League do të japë 565 milionë, Conference 285 milionë.

RRITJA

Një vit më parë, në edicionin e fundit me 32 ekipe të Champions, shpërblimi ishte pak më shumë se dy miliardë (2.022). Tani me katër klube të tjera, rritja është gati gjysmë miliardë. Real Madrid, në finalen e Wembley kundër Borussia Dortmund (2-0), jo vetëm që përmirësoi rekordin për numrin e kupave të fituara nga Los Blancos ndonjëherë, pesëmbëdhjetë, por edhe milionat që erdhën në arka u bënë rekord: 137.4. Vitin e kaluar Manchester City kishte mbledhur 134.9 milionë, në 2022 Real Madrid 133.7 milionë. Ndërsa, kushdo që triumfon më 31 maj në Mynih mund të fitojë deri në 150-160 milionë të ardhura.

NDARJA

Rritja mund të shihet që nga shifra për pjesëmarrjen, duke përjashtuar renditjen dhe market pool (ndarja nga të drejtat televizive): në vitin 2023 kishte vlerë 15.6 milionë, por tani është rritur në 18.6 milionë. Më pas bonuset për rezultatet: një fitore në fazën e parë, që nuk është më me grupe, por me formulën e kampionatit me renditje të vetme, përcakton një “shpërblim” prej 2.1 milionë euro. Barazimi vlen 700 mijë euro. Pozicioni në renditje në fazën e parë nis nga 1.7 milionë në 12.

PËRFITIMET

Kujtojmë se me formulën e re, tetë të renditurit kalojnë direkt në fazën e 1/8, ndërsa ata nga vendi i nëntë deri në të njëzet e katërtin do të takohen për të përcaktuar tetë të tjerët për fazën me eliminimin direkt. Në këtë fazë të dytë ka të tjerë shpërblime të pasura: 11 milionë për 1/8 e finaleve, 12.5 milionë për çerekfinalet, 15 për gjysmëfinalet dhe 18.5 për finalistin humbës. Fituesi, nga ana tjetër, do të arkëtojë 25 milionë. Këtyre shifrave duhet t’i shtohet edhe market pool (shifra e bazuar në vlerën proporcionale të çdo tregu televiziv të përfaqësuar nga klubet pjesëmarrëse) dhe shifrat e renditjes historike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME