Champions League nuk do të ndryshojë vetëm format, por edhe himnin. Sipas zyrtarëve pranë UEFA mësohet se ndeshjet e kompeticionit më të mirë për klube do të paraprihen nga himni i Champions-it disi më ndryshe.
Kënga do të vazhdojë që të jetë po ajo e kompozuar nga britaniku Tony Britten në 1992, por me një ndryshim të vogël. Duke nisur nga ky sezon do të rikthehet edhe një herë versioni i orkestruar i himnit të famshëm.
Për herë të fundit ky version u këndua në edicionin 2005-2006. Tifozët në rrjetet sociale nuk e kanë pritur mirë këtë ndryshim.