Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE‘Charlin Chaplin-i’ shqiptar/ Mbi 40 vite në skenë, kush ishte Zef Deda

‘Charlin Chaplin-i’ shqiptar/ Mbi 40 vite në skenë, kush ishte Zef Deda

Vendi ynë sot u zgjua nga një lajm tepër i trishtë. Legjenda e humorit nga Shkodra, Zef Deda ka mbyllur sytë në moshën 73-vjeçare duke lënë një boshllëk të mall në zemrat e të gjithë artdashësve. Deda është një nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij në zhanrin e komedisë dhe ndryshe është cilësuar si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME