Armando Broja është rikthyer në stërvitje. Lajmi i mirë ka ardhur për Chelsean pasditen e sotme.
Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është shfaqur në stërvitjen e bluve të Londrës. Broja nuk udhëtoi me ekipin që në fillim drejt SHBA-së për fazën përgatitore, dhe kur arriti, qëndroi vetëm dy ditë pasi pësoi një dëmtim në stërvitje.