Uncategorized

Cili grup e priste? Kokaina në Durrës mbante të stampuar ‘Gok’-un

40 pakot e mbushuar me kokainë që u seskuestruan këtë mbrëmje në Portin e Durrësit mbajnë të stampuar figurën e ‘Gok’-un, protagonisti i serialit vizatimor “Dragon Ball”.

Ky simbol tregon grupin që fshihet pas lëndës narkotike, 45 kilogramë e 500 gramë kokainë. Droga ishte futur në ngarkesën me mish pule që vinte nga Brazili dhe destinacion kishte Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër sasi droge është sekuestruar me të njëjtin simbol në Italia, në vitin 2020. Operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit e në pranga ranë tre shqiptarë.

Në total u sekuestruan rreth 275 kg hashash dhe marijuanë. Nuk dihet nëse ka një lidhje mes këtyre grupeve apo nëse bëhet fjalë për të njëjtin.

Cili grup e priste? Kokaina në Durrës mbante të stampuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds