SPORT

City e nis me fitore aventurën në Botërorin e Klubeve

Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Grupin G të Botërorit për Klube, ku bën pjesë edhe Juventusi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën marokene të Wydad Casablanca.

Anglezët zhbllokuan takimin që në minutën e 2-të me Phil Foden, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Jeremy Doku që dyfishoi shifrat, duke përfituar nga një mungesë përqendrimi e mbrojtjes kundërshtare në një goditje nga këndi.

Skuadra e Pep Guardiolës pati disa momente rreziku nga kundërsulmet e Wydad-it, por nuk e humbi asnjëherë kontrollin e ndeshjes. Edhe pse nuk arriti të shënojë më shumë, City mori një fitore të pastër dhe 3 pikët e para në kompeticion.

Në fund të takimit, Rico Lewis u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë me shkelm në fytyrë ndaj Obeng, ndonëse veprimi ishte i pavullnetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button