Tuesday, May 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIÇmënduria/ Hyundai prezanton "makinën me këmbë”

Çmënduria/ Hyundai prezanton “makinën me këmbë”

Hyndai po planfikon të hyjë në të ardhmen e makinave me ‘makinën me këmbë që ecë’.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti i ri koncept nga prodhuesi koreano-jugor i automobilave që duket se është diçka e dalë nga një film i Star Wars do të zhvillohet në një qendër të re zhvillimi të ndërtuar me një investim prej 20 milionë dollarësh.

Studio e re Horizon, e hapur në Montana, SHBA, do të synojë prodhimin e automjeteve për klientët e ardhshëm.

Këto automjete të reja do të projektohen për të përshkruar terrene të vështira që nuk janë të destinuara për automjete standarde.

“Hyundai po shikon përtej një shasie, katër rrotash dhe një motori me djegie, motor elektrik ose qelizë karburanti hidrogjeni. Në të vërtetë, kompania tashmë po shikon versione edhe më radikale të transportit për të ndryshuar mënyrën se si lëvizim për mirë”, thotë kompania.

Për të qenë specifik, objekti do të punojë në zhvillimin e automjeteve Ultimate Mobility Vehicles (UMV). Midis këtyre UVM-ve është makina me këmbë e cila do të jetë në gjendje të ecë mbi çdo gjë që i del përpara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME