Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIÇmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës është promovimi i 17 Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm, të njohura ndryshe si SDG. West Side Family, Kamela Islamaj, Dj Vin Veli festuan në shesh bashkë me qytetarët e Tiranës dhe i kënduan jetës, paqes, tolerancës, zhdukjes së varfërisë, mbrojtjes së mjedisit, etj. Të gjitha këto objektivat mbi të cilat Vodafone Albania ka krijuar edhe “Lojën e SDG-ve”, e cila u lançua nga artistët pikërisht në këtë koncert.
Falë kësaj loje, e cila është integruar në platformën My Vodafone dhe JUTH app, abonentët Vodafone mund të mësojnë më shumë për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm teksa njëkohësisht argëtohen e fitojnë shumë çmime. Loja është e ndarë me nivele ku në Nivelin 1 mund të fitohen 500 MB për t’u konsumuar brenda 24 orëve, në Nivelin 2 fitohet 1 GB për t’u konsumuar brenda 7 ditëve, kurse në Nivelin 3 fitohen dhurata simbolike nga United Nations Albania.
Vodafone Albania e ka mbështetur edhe këtë vit Javën e Kombeve të Bashkuara, si një nga kompanitë pionere që i ka përqafuar shumë herët 17 Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm. Vodafone ka bërë ndër vite shumë projekte dhe investime që ndihmojnë në arritjen e këtyre objektivave.
Për të përmendur disa prej tyre… “Barazia gjinore” është Objektivi 5, një nga më të rëndësishmit për Kombet e Bashkuara dhe Vodafone ka përdorur teknologjinë për t’u ardhur në ndihmë grave viktima të dhunës në familje apo dhunës me bazë gjinore, duke krijuar aplikacionin “Brightsky”, në bashkëpunim po me një agjenci të UN, UN Women. Sa i përket Objektivit 3, “Shëndet dhe mirëqenie”, Vodafone ka investuar vazhdimisht dhe vazhdon të investojë për shëndetësinë nëpërmjet kontratës sociale. Objektivi numër 4 është ai për “Edukim cilësor” dhe ai që u intereson më shumë të rinjve, për të cilët Vodafone ka krijuar edhe platformën JUTH. Vodafone Albania ka kontribuar në arritjen e këtij objektivi, duke futur edukimin digjital të fëmijëve 12-15 vjeç, nëpërmjet projektit “Generation Next Albania”. Kurse Objektivi 7, ai për “Energji të paballueshme dhe të pastër” është një objektivat ku Vodafone ka investuar më shumë me axhendën #SwitchToGreen.
Objektivi i 17-të dhe i fundit është pikërisht ai i “Partneriteteve për objektivat” dhe Vodafone ka kontribuar edhe për këtë, kjo falë bashkëpunimeve me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME