Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETÇmimi Nobel në Mjekësi për kërkimin e vaksinave mRNA

Çmimi Nobel në Mjekësi për kërkimin e vaksinave mRNA

Çmimi Nobel në mjekësi ose fiziologji i jepet këtë vit hungarezes Katalin Karikó dhe amerikanit Drew Weissman për kërkimet bazë për kërkimin e vaksinave mRNA kundër Covid-19, njoftoi Instituti Karolinska në Stokholm.

Biokimistja Karikó punon në SHBA, në Universitetin e Filadelfias, me imunologun Weissman. Ata studiuan se si mund të frenohet imunogjeniteti i ARN-së. Imunogjeniteti është veti e substancave për të shkaktuar një përgjigje imune në trup. Studiuesit zëvendësuan disa molekula të mRNA dhe kështu mundësuan zhvillimin e vaksinave të bazuara në mRNA. Për disa vite, Karikó bashkëpunoi edhe me themeluesit e kompanisë Biontech, e cila zhvilloi një nga vaksinat e Corona-s.

“Me rezultatet e tyre novatore, të cilat ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si ndërvepron mRNA me sistemin imunitar të njeriut, fituesit kanë kontribuar në ritmin e paprecedentë të zhvillimit të vaksinës gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha shëndetësore të njeriut të ditëve tona,” deklaroi komiteti Nobel.

Çmimet e tjera Nobel do të pasojnë këtë javë

Vitin e kaluar, u shpërblye studiuesi suedez i evolucionit Svante Pääbo, që punonte në Leipzig. Ai e mori çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimet e tij mbi evolucionin njerëzor. Ndër të tjera, Pääbo ishte studiuesi i parë që renditi gjenomin e Neandertalit.

Të martën dhe të mërkurën pasojnë fituesit për fizikën dhe kiminë, të enjten për letërsinë dhe të premten për çmimin Nobel për Paqen. Të hënën në vijim do të mbyllë konkursin shpallja e fituesit për shkencat ekonomike. Çdo çmim shoqërohet me njëmbëdhjetë milionë korona suedeze, ose afërsisht 950.000 euro. Këtë vit, shuma e çmimit u rrit me një milion korona suedeze nga Fondacioni Nobel./DW/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME