Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEShtëpia e ‘Sex Education’ është në shitje

Shtëpia e ‘Sex Education’ është në shitje

Nëse edhe ju jeni adhurues i shtëpisë ikonike të Otis dhe Jean-it, të serialit televiziv ‘Sex Education’, nga Netflix, atëherë duhet ta dini se prona aktualisht është në shitje për 1.5 milionë paund ose 1.75 milionë euro.

‘Sex Education’, zhvillohet në qytetin imagjinar të Moordale, por është filmuar kryesisht në Uells, në Mbretërinë e Bashkuar. Shtëpia e Otis dhe Jean ndodhet në Symonds Yat, një fshat në zemër të luginës Wye, Herefordshire.

Prona ka tërhequr fansa që nga shfaqja e saj e serialit të parë në vitin 2019. Karakteristikat e saj janë vërtet shumë të dallueshme dhe sigurisht që nuk kalojnë pa u vënë re.

E ndërtuar fillimisht në 1912 si një shtëpizë peshkimi, Chalet Symonds Yat ka një dizajn tipik norvegjez. Rripat e kuqe të drurit që përbëjnë pjesën e jashtme, me detajet e lyera me të bardhë, bien në sy në sfondin e gjelbërimit të pandërprerë.

Qasja e vetme në pronë është përmes një rruge me pemë, në krye të së cilës ndodhet një kishëz e lashtë, gjithashtu për shitje.

Kur shtëpia u ble nga pronari aktual në vitin 2002, futbollisti uellsian Stuart Morgan, pati nevojë për një rinovim të gjerë, me një kuzhinë të re dhe një kopësht dimëror me sallë ngrënieje.

Dyert e mëdha franceze të çojnë nga veranda në ballkon, ku jo vetëm ka një vaskë suedeze të nxehtë dhe furrë picash prej guri, por edhe pamje mahnitëse të zonës natyrore të Wye Gorge dhe lumit Wye.

Dy katet e fundit të shtëpisë kanë pesë dhoma gjumi, me dhomën kryesore të gjumit të vendosur në krye të shtëpisë dhe që zë të gjithë katin. Vitet e fundit, prona ishte përdorur si shtëpi pushimi nga fansat e Sex Education. Megjithatë, pronari i saj tani ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Fakti që kjo pronë është kaq e famshme vetëm sa shton joshjen e asaj që është një mundësi tepër e rrallë për të zotëruar një shtëpi spektakolare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME