Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET8 ditë betejë me flakët në Darëzezë, si u rrezikua gjatë natës...

8 ditë betejë me flakët në Darëzezë, si u rrezikua gjatë natës një banesë

Vijon beteja me flakët edhe në ditën e 8-të të riaktivizimit të zjarrit në masivin pyjor të Pishëporos dhe Darëzezës në Fier. Përgjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar në terren ndërsa rreth orës 01:00 një vatër zjarri është aktivizuar duke dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka rrezikuar edhe një banesë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri. Aktualisht vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët ndërsa avionët Canadair të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri.

Dita e tetë e zjarreve në pyllin me pisha mbi 70 vjeçare në Darrezezë e Pishë Poro dhe të gjitha vatrat e zjarrit janë të fikura. Kjo u bë fal ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve zjarrfikës  grekë të ardhur nga zyra e emergjencave civile e BE.

Banorë të zonës pohuan se zjarret kryen dëme të mëdha vetëm në pyllin me pisha. Falë ndërhyrjes së dy avionëve zjarrfikës,  zjarrfiksave e forcave ushtarake shpëtuam banesa, të mbjellat por edhe stane.

Nga ana tjetër prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj pohoi se sipërfaqja e përshkruar nga zjarri në këto 8 ditë e matur me paisje nga ajri shkonë në afërsishtë 800 ha që janë pisha të buta, shkurre, hapsira ujore të lagunës etj,

Në ditët në vijim dë të ketë një komision të përbashkët që do të kryer verifikime e matje në terren për të percaktuar sipërfaqen e saktë të përshkruar nga zjarri, sa dhe çfarë është djegur dhe nëse ka dëme në të mbjella tek banorët  do dëmshpërblehen.

Në terren që në orët e para të mëngjesit po operojnë të gjitha forcat operacionale, shërbimet zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të ADZM, dhe forca mbështetëse të bashkisë. Gjatë ditës së djeshme teksa ka zbritur në terren Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pohuar se ndërhyrja nga ajri dhe toka do të vazhdojë deri në fikjen e plotë të zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME