Conference League: Crystal Palace një hap nga finalja, Rayo fiton minimalisht

Në gjysmëfinalet e Conference League regjistrohen dy rezultate të rëndësishme, me Crystal Palace që hedh një hap të madh drejt finales dhe Rayo Vallecano që merr një avantazh minimal.
Crystal Palace triumfon 3-1 ndaj Shakhtar dhe afrohet ndjeshëm me finalen. “Eagles” kalojnë në avantazh që në minutën e parë me Sarr. Ndërsa Ocheretko barazon në fillim të pjesës së dytë (47’). Më pas, anglezët rikthejnë epërsinë me Kamada në minutën e 58-të. Crystal Palace vulos gjithçka me Larsen, i cili shënon në minutën e 84-të pasi kishte hyrë në lojë në të 65-ën.
Fitore minimale arrin edhe Rayo Vallecano, që mposht 1-0 Strasburgun në Spanjë falë golit të Alemao në minutën e 54-t. Megjithatë, kualifikimi mbetet i hapur, pasi ndeshja e kthimit në Francë pritet të jetë vendimtare.








