Friday, June 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORECR7 qan me dënesë për humbjen e Kupës së Arabisë

CR7 qan me dënesë për humbjen e Kupës së Arabisë

Cristiano Ronaldo shpërthen në lot pasi ekipi i tij Al Nassr humbi finalen e Kupës së Mbretit kundër Al Hilal me penallti. Një humbje që zgjat thatësirën e trofeve të CR7 në Arabinë Saudite. Ish-lojtari i Juves dhe Real Madrid, 39 vjeç, u shemb përtokë pas penalltisë së fundit, ndërsa Al Hilal festoi. Ronaldo më pas u largua ngadalë nga fusha dhe u ul në pankinë me lot që i rridhnin në fytyrë. E të mendosh që në karrierë ka fituar gjithcka përvec Botërorit.

Në një ndeshje që pa tre kartonë të kuq, përfshirë një për ish-portierin e Al Nassr, David Ospina, Ayman Yahya shënoi në minutën e 88’ duke barazuar avantazhin e Al Hilal të firmosur nga Aleksandar Mitrovic. Më pas Al Hilal triumfoi 5-4 me penallti për të siguruar tripletën saudite pasi kishte fituar edhe Superkupën dhe Saudi Pro League.

Këtë sezon Al Hilal, me yllin Neymar të dëmtuar që prej tetorit, ka vendosur një seri rekord prej 34 ndeshjesh në të gjitha garat. Al Nassr, i dyti në kampionat pas Al Hilal dhe që humbi nga e njëjta skuadër në Superkupë, humbi edhe një herë pavarësisht se Ronaldo shënoi rekordin e 35 golave në Pro League.

I vetmi titull i fituar deri më tani me klubin e Riadit është Kupa e Kampionëve për klubet arabe vitin e kaluar. Kontrata e CR7, e cila thuhet se do t’i sjellë 400 milionë euro për dy vjet e gjysmë, skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME