MAGAZINË

Cristiano Ronaldo: Lyen thonjtë e këmbëve për arsye higjienike

Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar dhe të ndjekur në botë, ka befasuar sërish fansat me një detaj të pazakontë nga rutina e tij personale: lyerjen e thonjve të këmbëve. Sipas gazetës gjermane BILD, ky zakon nuk është për estetikë, por për arsye higjienike dhe mbrojtëse.

Ylli 39-vjeçar e përdor këtë praktikë për të parandaluar infeksionet bakteriale dhe kërpudhat, që mund të shfaqen nga djersa e grumbulluar në atlete gjatë stërvitjeve intensive. Ky zakon është mjaft i përhapur mes sportistëve profesionistë të sporteve kontaktuese si boks, MMA dhe atletikë, ku higjiena e këmbëve është jetike. Legjenda e boksit Mike Tyson dhe kampioni i MMA Israel Adesanya janë disa nga emrat që kanë ndjekur të njëjtën metodë.

Ronaldo njihet për përkushtimin ekstrem ndaj trupit dhe shëndetit të tij. Ai përdor unazën inteligjente “Oura Ring”, që mat me saktësi ritmin e zemrës, temperaturën trupore, cilësinë e gjumit dhe nivelin e aktivitetit fizik. Për të ruajtur performancën maksimale, portugezi ndjek një regjim gjumi unik me deri në pesë sy gjumë të shpërndarë gjatë ditës.

Në një kohë kur shumica e sportistëve ndjekin trende të zakonshme të kujdesit fizik, Ronaldo vazhdon të dëshmojë se suksesi i tij nuk është rastësi – por rezultat i kontrollit total mbi çdo detaj të trupit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button