Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta e grave të fasonerisë, reagon prokuroria Fier

Protesta e grave të fasonerisë, reagon prokuroria Fier

Fier – Ne lidhje me protesten e grave te fasonerise reagon prokuroria Fier duke pohuar se nuk duhet të ket paragjukim pasi çështja është ende nën hetim

Në lidhje me protestën e 70 grave të një fasonerie në Fier që zhvilluan një ditë më parë para prokurorisë pasi gratë pohuan se prokuroria të mos zvarrisi hetinet ka reaguar institucioni i akuzes nepermjet nje njoftimi për shtyp

Sqarim nga Prokuroria Fier mbi hetimet për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit O.A. shpk

Nisur nga interesi i lartë dhe ndjeshmëria e çështjes dhe për të sqaruar opinionin publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bën me dije se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “O.A” SH.P.K., me administrator z. E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.

Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME