Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREÇuçi: Opozita kishte ardhur me skenar në Parlament

Çuçi: Opozita kishte ardhur me skenar në Parlament

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e ka cilësuar të papranueshme situatën e krijuar nga opozita në Parlamentin e Shqipërisë.

Çuçi ka nënvizuar se ajo që ndodhi në sallën e seancave plenare është veçse një skenar i parapërgatitur nga opozita, e cila tashmë e ka thënë edhe më herët që prej tyre nuk do të lejohen më seanca normale.

“Sot ishit dëshmitarë të një skene aspak të pranueshme për një vend si Shqipëria, e cila sot është një shtet demokratik, vend anëtar i NATO-dhe ka hapur negociat me Bashkim Europian. Ju e patë çfarë skenari kishte përgatitur opozita, them skenar pasi është shumë e qartë që ato kishin ardhur të përgatitur për këtë gjë, pasi nuk ishin regjistruar për të folur. Ju garantoj se Parlamenti do të vijojë normalisht punimet e saj, do vijojmë të miratojmë projektligjet që janë në të mirë të të gjithë Shqiptarëve”, tha Çuçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME