Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADarka e Athinës/ Vuçiç: Pse mungon Rama dhe është Kurti

Darka e Athinës/ Vuçiç: Pse mungon Rama dhe është Kurti

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar “një format të çuditshëm” tryezën e Athinës ku morën pjesë krerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian. Ajo që i ka bërë përshtypje kreut të shtetit serb ishte mungesa e ftesës për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe prania e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vend që Greqia nuk e njeh.

“Një format i çuditshëm në Athinë. Nuk e kuptoj si është bërë, por kjo është një pyetje për mikpritësit. Ne jemi ftuar – vetëm 5 vende nga Ballkani Perëndimor, nga kush dhe në çfarë mënyre, për shkak të marrëdhënieve të tyre dypalëshe. Diku për disa arsye të çuditshme nuk kanë marrë ftesë dhe është ftuar edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, – është shprehur Vuçiç.

I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi. Vuçiç tha se do të ishte një goditje e madhe për Serbinë nëse Kosova do të njohë Kosovën.

“E keni parë se ka pasur deklarata të njerëzve nga parlamenti i tyre dhe nga partia në pushtet, përkatësisht nga shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme të cilët avokonin që do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Kjo do të ishte një goditje e madhe për ne, do të përpiqem të bisedoj me zotin Zelenski”, – shtoi Vuçiç duke deklaruar se takimi do të jetë “privat” dhe se beson se do të kenë një bisedë të mirë dhe të hapur, përfshirë edhe për Kosovën.

Vuçiç tha se Serbia nuk do të heqë asnjëherë dorë nga Kosova.

“Detyra jonë është të luftojmë për Serbinë dhe të ardhmen e saj evropiane, por jo të heqim dorë nga rruga jonë e lirisë dhe pavarësisë. Puna ime është të luftoj për vendin dhe popullin tonë, ndonjëherë në një rrugë të vështirë në mënyrë që njerëzit tanë të ndjekin një rrugë më të lehtë”, – tha Vuçiç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME