KRYESOREPOLITIKË

Dash Sulës nuk i zë byt*a vënd, tërheq emrin edhe nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula nuk ka gjetur dakordësinë as me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të garuar në zgjedhjet e 11 majit. Pas lënies jashtë listave të PD-së, Sula u shfaq në listat e hapura të Elbasanit të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj. Por këtë të premte Sula është tërhequr nga kandidimi me këtë koalicion.

Mësohet se shkak janë bërë garancitë për tërheqjen e kandidatëve të listës së sigurt në rast se Sula merrte votat e nevojshme për të marrë mandatin. Pas këtyre mosmarrëveshjeve “Nisma Shqipëria Bëhet” e ka çregjistruar deputetin Sula, i cili renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit. Lidhur me tërheqjen e Sulës ka reaguar edhe drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj.

Ka qenë proces. Janë të shumtë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë në listat tona e me të cilët kemi diskutuar si qytetar, por që nuk janë finalizuar për arsye të ndryshme që nisin nga formula e Kodit Zgjedhor e deri te vendimet e strukturave tona që janë të paevitueshme në finale”, – tha Lapaj në një prononcim në për Report TV. Të njëjtën konfirmim ka dhënë edhe bashkëkryetari i “Nisma Thurje”, Pano Soko që tha se nuk është gjetur dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button