POLITIKË

Berisha: Përgjimin e Veliajt në qeli e urdhëroi Rama, kurthin e ngriti Manja

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me një përgjim të bërë në burg ndaj Erion Veliajt. Këtë përgjim SPAK e paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Apelit si provë të rrezikut se kryebashkiaku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarë. Në ato biseda thuhet se Veliaj flet me vëllain e tij për një sulm të organizuar mediatik ndaj magjistratëve Ols Dado dhe Erion Bani.

Berisha shprehet se këto përgjime u urdhëruan nga kryeministri Edi Rama dhe u zbatuan nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përmes Drejtorisë së Burgjeve. Sipas liderit demokrat, ishte vetë Ulsi Manja i cili u investua personalisht, duke e tërhequr Veliajn në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, si dhe i lejoi telefonin, në mënyrë që ai të fliste me ata që ata donin.

Berisha sjell në vëmendje edhe një denoncim të bërë prej tij më 19 shkurt, se vëllai i Veliajt, Arbër Veliaj kishte ardhur nga Vjena dhe pas takimit me të vëllain në burg, “kishte nisur shpërndarjen e çantave me para për mediat”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds