
Sot, Edi Rama po diskuton listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit, duke bërë ndryshime të konsiderueshme dhe duke spostuar disa nga figurat e njohura të partisë. Listat paraprake do të dorëzohen të mërkurën në Kryesinë e PS-së, ku miratimi pritet të jetë formal, pa kundërshtime të ndjeshme nga anëtarët e saj.
Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, Rama ka bërë spostime strategjike, duke renditur figura të rëndësishme në fund të listave apo duke i lënë jashtë tyre. Mediat tashmë kanë publikuar një listë të pjesshme të kandidatëve, por nuk është ende e qartë se cilët do të jenë në listën e mbyllur dhe cilët do të spostohen në listën e hapur.
Një nga zhvillimet kryesore është se Edi Rama ka vendosur të kandidojë në Qarkun e Tiranës, duke u larguar nga Shkodra, ku fillimisht ishte përmendur si një opsion i mundshëm. Tiranës pritet të i bashkohen disa ministra dhe vetë kryetarja e Parlamentit.
Ndryshime të rëndësishme ka edhe në qarqe të tjera:
- Në Fier, Belinda Balluku do të jetë kandidatura kryesore, ndërsa pjesa tjeter e listës përbëhet nga zëvendësministra dhe drejtorë.
- Në Korçë, shumica e kandidatëve të vitit 2021 do të jenë sërish, me risitë Anastasia Zaimi dhe prefektin Nertil Jole.
- Në Shkodër, pritet të kandidojë Xhejms Çela, vajza e Agron Çelës, që kaloi nga LSI tek PS.
- Në Lezhë, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj do të jenë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët do të përfaqësojnë Mirditën, Lezhën dhe Kurbinin.
- Në Berat, Ervin Demo do të jetë kryesori, me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj, si pjesë e listës.
- Në Dibrë, Agron Malaj do të jetë kandidat, ndërsa në Gjirokastër, një emër i spikatur do të jetë Tërmet Peçi i Tepelenës.
EMRAT E “DJEGUR”:
Fier
Buja Çela
Vlorë
Anduela Tahiraj
Ilir Metaj
Niko Kuri
Shkodër
Edona Bilali
Berat
Nasip Naço
Dibër
Lavrim Krrashi Aurora Mara
Gjirokastër
Laert Duraj
LISTA E DALË NË MEDIA
-Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Ervin Hoxhaj
Adea Pirdeni
Lindita Nikolla
Olta Xhacka
Albana Koçiu
Igli Hasani
Blendi Gonxhe
Erion Braçe
Etilda Gjonaj
Fatmir Xhafaj
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Toni Gogu
Ornaldo Rakipin
Pandeli Majko
Helena Kaçe
Zerina Bruci
-Fier
Belinda Balluku
Ceno Klosi
Kristo Papa
Petrit Malaj
Antoneta Dhima
Hanit Bonati
Arjan Faso
Ami Kozeli
-Korçë
Niko Peleshi
Eslemvera Zake
Ilir Pendavinji
Ilir Topi
Bledi Çomo
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Nertil Jole
Anastasia Zaimit
-Shkodër
Xhejms Çela
Onid Bejleri
Majlinda Angoni
Enertil Canaj
Ndriçim Sterkaj
Anila Gjyrezi
Besmir Lesha
Frrok Gjini
-Vlorë
Bledar Çuçi
Anila Denaj
Pirro Vëngu
Plator Nesturi
Ardit Bido
Vasil Llajo
Vullnet Sinaj
-Lezhë
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Pranvera Skana
Admir Kadeli
Marjeta Nela
-Elbasan
Arbian Mazniku
Evis Kushi
Bora Muzhaqi
Ermira Urupi
Taulant Balla
Saimir Hasalla
Adi Qose
Shkëlqim Bullari
Desantila Tahiraj
Ela Toçka
Gert Durda
-Durrës
Luan Zaza
Etleva Budini
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Edmond Stojku
-Kukës
Eduard Shalsi
-Dibër
Bledi Klosi
Agron Malaj
-Berat
Ervin Demo
Juliana Memaj
Klajdi Qama
-Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Alda Zholi
Pirro Dhima
Edjon Maliqi. /korrieri