Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIDebat për heqjen e taksës 10% për importet e mishit nga BE

Debat për heqjen e taksës 10% për importet e mishit nga BE

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes pritet t’i propozojë Parlamentit në paketën e re fiskale heqjen e taksës doganore 10% për importin e mishit nga vendet e BE-së. Ndryshimet do të hartohen, pas shqetësimit të ngritur nga kompanitë më të mëdha të përpunimit të mishit, si: EHW, KMY, HAKO, FIX, TONA.

Propozimet për ndryshime fiskale në import nuk mbështeten nga ekspertët e blegtorisë, pasi sipas tyre heqja e taksës doganore do të thyente të vetmen barrierë mbrojtëse të prodhimit vendas blegtoral, i cili nuk mbështet me subvencione nga shteti.

Në letrën dërguar ministrive kompanitë pohojnë se vijojnë të humbasin konkurrueshmërisë në rajon, prej vitit 2007, ku sipas marrëveshjes CEFTA shtetet si: Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, importojnë mishin si lëndë të parë nga Europa me taksë doganore zero, ndërsa Shqipëria është e vetmja që e eksporton me taksë 10%. Po ashtu këto shtete eksportojnë drejt Shqipërisë me taksë zero.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit të vendit tonë me BE-në, në vitin 2006, të gjitha tarifat doganore mbi lëndët e para për përpunimin industrial u bënë zero. Por mbeti në fuqi tarifa doganore 10 % për të gjithë llojet e mishrave të importit, përfshirë edhe disa produkte që kanë vetëm një përqindje mishi. Kjo u bë me këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë, “ me pretendimin për mbrojtjen e prodhimit vendas, rritjen e kafshëve për mish”.

Kjo marrëveshje u pasua nga ajo e CEFTA-s në vitin 2007, e cila zeronte të gjitha tarifat doganore me vendet e rajonit, përfshirë ato të mishit dhe të nënprodukteve të tij si sallamet dhe proshutat”, thuhet në letrën e operatorëve të industrisë përpunuese të mishit dërguar Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj.

Propozimi i ministrisë së Bujqësisë

Nga përfaqësuesit e fabrikave përpunuese është kërkuar heqja e taksës 10% për importin e mishit të gjethit, derrit, pulës dhe nënprodukteve të tyre. Ministrja e MBZHR-së znj. Anila Denaj në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut tha se kjo kërkesë e biznesit pritet të formësohet në paketën e re fiskale, me qëllim mbrojtjen e biznesit vendas.

“Sot janë 15 kompani shqiptare që tregtojnë mish importi të Brazilit nga stabilimente të licensuara nga BE-ja. Kjo është garanci për import cilësor që bëjnë kompanitë tona shqiptare. Ata na kanë kërkuar uljen e një takse 10% për të qenë konkurrentë me kompanitë e tjera në rajon. Për të ruajtur kompanitë shqiptare jemi duke e studiuar atë për ta prezantuar së bashku me ministren Ibrahimaj në paketën e re fiskale”, pohoi ministrja Denaj.

Sipas përfaqësuesve të fabrikave të përpunimit të mishit, 80% të importeve si lëndë e parë e zë mishi i derrit që më tepër importohet nga Brazili, 15% mishi i gjethit dhe 5% mishi i pulës, kryesisht gjoks pule.

Industrialistë nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve pohojnë se mundësia për t’u furnizuar më mish për lëndën e parë për prodhimin e nënprodukteve, si sallam, proshutë etj është shumë e ulët në vend, për shkak të rënies së numrit të krerëve të kafshëve. Veçanërisht mungesë të theksuar ka mishin e derrit si lëndë e parë.

Sipas tyre politika fiskale për vendosjen e taksës 10% te produktet e mishit të importuar nga BE-ja nuk ka ndikuar në shtimin e krerëve të kafshëve në vend.

“Ndërsa këto vende kishin tarifa doganore zero për blerjen e mishit nga BE, vendi ynë e mbajti këtë tarifë 10%, gjithnjë me këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë. Cilat janë pasojat ndër vite? E vërteta e parë është që këto taksa nuk stimuluan prodhimin vendas të kafshëve për mish.

Sot në vend nuk ka asnjë prodhues të mishit të derrit , lënda e parë kryesore e industrisë sonë. Gjithashtu nuk ka asnjë prodhues të mishit të pulës që ne përdorim , si fileto pule (për proshutat), apo bader (për ëurstel) ka fare pak prodhues të mishit të gjedhit të cilët plotësojnë vetëm një pjesë të vogël të mishit të freskët që tregu konsumon (pjesa më e madhe vjen nga importi)”, thuhet në letrën e industrialistëve.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2023 numri i krerëve të gjetheve arriti në 264 mijë. Krahasuar me vitin 2022 numri i tyre ra 11. Rënie është shënuar edhe te krerët e derrave. Për vitin 2023 numri i tyre arriti në 114,830 derra. Në raport me 2022 numri i tyre ra 16%. Për vitin 2023 në vend numërohen 4,8 mln krerë pula. Krahasuar me 2022 periudhën e pandemisë rënia e tyre është 2%.

Shfaqja e gripit të shpendëve në muajin mars 2022 në Shqipëri solli ngordhjen e një numri të lartë shpendësh. Në total sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin. Krahasuar me 2021 numri i tyre ra rreth 5%.

Propozimi për heqjen e taksës doganore 10% të mishit të importit nuk mbështet nga ekspertët e blegtorisë. Ervin Resuli pohon se masë nëse miratohet do të thyejë të vetmen barrierë mbrojtëse për të penguar hyrjen e importeve nga jashtë.

Resuli thotë se në këtë situatë institucionet shtetërore duhet të ndërhyrjen me shtim të subvencioneve me qëllim mbrojtjen e industrisë dhe blegtorisë që është në një situatë të vështirë në rënien e krerëve të kafshëve./ Monitor




null

debatpooozi

Nga kategoria

Më të lexuarat e javës

Mbledhja me dyer të mbyllura në PS/ Rama i tregon kufijtë Veliajt në Tiranë

2 ditë më parë

Lëvizja në asamble/ Si kuptohet sanksionimi i Veliajt nga Rama?

3 ditë më parë

“Oficerët e RENEA fjetën në pyll për ta kapur”, gazetarja tregon detajet si u arrestua Marklen Haka

3 ditë më parë

Makina përplaset me trafikndarësen, 2 të lënduar në Lezhë

2 ditë më parë

“Kë të heq për Muçin?”, Sylvinho nervozohet pas humbjes: “Kur fitoj nuk bëj asgjë, kur humb…”

1 ditë më parë

Spiropalizimi i të rinjve që duan të bëhen deputetë të PS: Edi Rama është himni ynë. Ju na bëni krenarë ditë për ditë!

2 ditë më parë

Gazetari nxjerr VIDEON: Si forcat RENEA shkaktuan panik te turistët në Lungomare

2 ditë më parë

“Burgu i natës” është gati në Tiranë, por për momentin ka vetëm gardianë

2 ditë më parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Koment * 

Emër 

TË FUNDIT

Debat për heqjen e taksës 10% për importet e mishit nga BE

Tani

Mori makinë me qira për të trafikuar køkainë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

13 minuta më parë

Kursi i këmbimit valutor për këtë të enjte

43 minuta më parë

Euro u forcua, por deficiti i bilancit të pagesave ngelet në nivelet më të larta që prej pandemisë

47 minuta më parë

45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj bruto

53 minuta më parë

Kuvendi/ Bardhi përballet me Ramën për skandalin e mbetjeve toksike të ‘Kurum’

1 orë më parë

Kërkoni

Ju rekomandojmë

©2024 Copyrighted Lapsi.al
Politika e Privatësisë
Dev by Techzero1.comMenu

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME