Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDel foto e viktimës në Shkodër, dyshohet ekzekutim me silenciator

Del foto e viktimës në Shkodër, dyshohet ekzekutim me silenciator

Zbulohen detaje të tjera lidhur me vrasjen e ndodhur në Shkodër, ku është qëlluar për vdekje me armë zjarri, Petrit Vuksani.

Bëhet me dije se autori i është futur në banesën e viktimës dhe ka qëlluar për vdekje 51-vjeçarin.

Por ende nuk dihet shkaku, pasi viktima vetëm një muaj më parë kishte ardhur nga Anglia.

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në një banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen Skënderbeg.

Petrit Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur një person i paidentifikuar ende ka hyrë brenda dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë).

Nga dëshmitë e fqinjëve të viktimës, mësohet se ata nuk kanë dëgjuar asnjë të shtëne më armë zjarri, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë përdorur një silenciator.

Nga ana tjetër dyshohet se komshinjtë kan dëgjuar debat dhe kur kan dal kan parë një person që po largohej ndërkohë që brenda ambineteve të banesës kan parë trupin e viktimës mes peg gjaku

Gjithsesi pritet grupi policor dhe prokuroria të zbardhin këtë ngjarje të rëndë të ndodhur disa orë më parë në Shkodër

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME