Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEDemi Lovato, në lidhje të re dashurie

Demi Lovato, në lidhje të re dashurie

Demi Lovato po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me një muzikant.

“Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, tha një burim i brendshëm i këngëtares për median.

Megjithatë, ata nuk e zbuluan identitetin e muzikantit.Kjo do të jetë lidhja e parë serioze e këngëtares që kur i dha fund fejesës me Max Ehrich në shtator 2020.

Lovato dhe Ehrich fillimisht filluan të takoheshin në mars 2020 para se të fejoheshin vetëm katër muaj më vonë.

Megjithatë, në shtator, një burim i tha Page Six se ajo i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi zbuloi se ai po dilte me të vetëm për publicitet.

Këngëtarja ka qenë e lidhur gjithashtu me aktorin Wilmer Valderrama për të cilin së fundmi ka bërë një këngë të titulluar “29”.

Në këngë, Demi ironizon Valderramapër diferencën e tyre 12-vjeçare në moshë. Të dy filluan të takoheshin kur aktori ishte 29 vjeç dhe ajo 17.

“Më në fund 29 / Qesharake, ashtu siç ishe ti në atë kohë”, këndon aktorja. “Mendova se ishte një ëndërr adoleshente / Thjesht një fantazi / Por ishte e jotja apo e imja?”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME