Denoncoi difektin tek eprori në Tiranë, hiqet nga puna kryetari i PS të fshatit Vreshtas.
UK Fier pasi i miratoi shtyrjen e daljes në pension me 6 muaj, Kujtim Merkaj ja anuluan sepse bëri ankesë tek titullarët se nuk po riparonin defektin , banorët 7 ditë pa ujë. Zëvëndësimi pasi takoi median.

Fier – Kujtim Merkaj banor i fshatit Vreshtas njësia administrative Cakran duhet të kishte dal në pension, por meqënëse ka nevojë për të ardhura ekonomike kërkoi që dalja në pension ti shtyhej për 6 muaj.
Ish ushtaraku për mbi 18 vjet punonte në UK Patos dhe më pas në UK në Fier manovrator ku merrej me menaxhimin e ujit në fshatin Vreshtas, pastrim, mirmbajtje depo të ujit, shpërndarje e furnizim të lagjeve me ujë.
Një denoncim që ai bëri tek drejtori i madh në Tiranë pasi denoncimi që bëri disa herë në UK Fier nuk po e riparonin defektin dhe populli po mbetej pa ujë por dhe aty ku shkonte ishte i trubullt , atë e hoqën nga puna, ja anuluan shtesën 6 mujore në punë duke e nxjerr në pension.



“Më takonte të dilja në pension në fillim të korrikut. Në qeshor bëra kërkesë për shtyrje pensioni 6 muaj dhe ma miratuan kryetari i njësisë administrative Cakran, administratori dhe drejtori i UK Fier. Këtë gjë ma komunikuan në fillim qershorit)
Disa javë më parë, tregon Kujtimi, linja kryesore e furnizimit me ujë nga pompat në lumin Vjosë në depo kryesore u ça. Fshati Vreshtas mbeti 7 ditë pa ujë, aty ku shkonte ishte i trubullt. Njoftova administratorin më thanë do e bëjmë defektin. Të njëjtën gjë edhe në ndërmarje. Nuk durova dhe njoftova titullarët në Tiranë. Me mjete rethanore defektin e bëra vet. Kjo gjë i zemëroi këta në Fier e më njoftuan largimin nga puna dhe anulimin e shtytjes pensionit 6 muaj.
Dakort që ma anuluan mbajtjen në punë por nuk po më sillnin personin që do më zëvendësonte, ti jepja çelsat e depos së ujit, dokumentacionit, sepse po të ikja banorët mbeteshin pa ujë. Kërkova takim me titullarin UK në Fier as më pritën, as më thanë çfarë të bëja. Kam dhjetë ditë që nuk po më zëvendëson njeri, nuk paguhem por banorët nuk mund ti lë pa ujë.



Kujtimi tregon se pikërisht kur po kryente denoncimin në media e kishin marr ne telefon dhe kanë emëruar për ta zëvendësuar vllai i kryetari i njësisë administrative, ndërkohë që inspektori i zonës, polici, i kish telefonuar dhe i kish thënë se përse nuk jep dokumentat dhe çelësin zëvendlsuesit. I thashe që kam 7 ditë që po e pres e spo vjen njeri.
Të kontaktuar drejtues të UK në Fier nuk kanë pranuar që të japin asnjë sqarim për median e interesuar por kanë pohuar që të bëjnë një kerkesë që të thonë se çfarë kërkojnë dhe brenda afatit kohor të dy javëve do të marrin përgjigje.









