Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËDeputetët bëjnë kompromis për mandatin e radhës, Berisha duhet të bëjë parti...

Deputetët bëjnë kompromis për mandatin e radhës, Berisha duhet të bëjë parti të re

Akademiku Artan Fuga, thotë se opozita ka zgjedhur të radikalizohet duke bllokuar punimet e Parlamentit, ndërsa mazhoranca e pashqetësuar vijon të kalojë ligje dhe vendime të rëndësishme. Fuga tregoi defektin kushtetues që mban një Parlament të papërgjegjshëm, duke e lidhur atë me faktin që deputetët në Shqipëri bëjnë kompromise për mandatin e radhës në vend që të kenë fokusin te ligjbërja dhe të qenit “policë” e qeverisë.

“Nga pikëpamja sociologjike kjo situatë ku një grup një kolektiv që janë deputetët të cilët brenda përbrenda tyre janë të pakorrigjueshëm nga një forcë e jashtme. Brenda tyre ata sado të acarohen me njëri-tjetrin askujt nuk i shkon në mendje të thotë një minutë ne nuk po bëjmë detyrën tonë: ligjbërjen, kontrollin e qeverisë. Dhe një deputet me të ardhurat që ka tani është më shumë i instaluar në kolltukun e vetë dhe një pjesë e sjelljes së deputetëve lidhet me një vend në zgjedhjet e ardhshme”,-tha në A2cnn”.

Për më tepër Fuga tha se sheh heshtje dhe jo opozitë te PD zyrtare e Bashës, ndërsa i sugjeroi Sali Berishës që të krijojë një parti të re, pse të investohet në një grup të fortë parlamentar.

”Berisha të krijojnë parti të re, ose të formojnë një grup që formëson një orientim të ri politik dhe kështu janë edhe me Kushtetutën edhe me rregulloren. Sepse me këtë situatë ku janë ata, fjala nuk u ka peshë në mënyrë të arsyeshme. Problemi është se kur ata vijnë për të thënë se përse nuk na njihini këtu ka problem dhe me këtë situatë i japin mundësi shumicës që thotë nuk plotësoni kërkesat e rregullores”,-tha Fuga.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME