Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit deklaroi se është ndaluar arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë. Duke folur për aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje, Sula tha se tre urdhra arresti janë tërhequr mbrëmë, pasi i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës. Sipas deputetit urdhrat e arrestit ishin për biznesmenët që ndërtojnë pa leje në kryeqytet, por që nuk është lejuar prekja e tyre.
“Mos fusni fshatarët në burg. Por ju them edhe lajmin e fundit, mbrëmë kanë dalë tre urdhra-arresti për tre oligarkë dhe janë tërhequr të tre. Nuk po i them emrat. I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar”, tha ai.