SHËNDET

Dëshironi të ruani muskujt dhe forcën, ja çfarë duhet të bëni

Disa studiues të fushës së gjimnastikës, zbuluan se sa shtytje duhet të bëjë një burrë dhe një grua, në ditë mesatarisht sipas moshës.

Ata thonë se ky ushtrim klasik është një masë e mirë e forcës dhe qendrueshmërisë së muskujve njëkohësisht, kur njeriut i kalon mosha.

“Push-ups standard” përfshijnë shumicën e grupeve kryesore të muskujve në trup, duke përfshirë këmbët, barkun dhe krahët.

Sipas specialistëve, një burrë 25-vjeçar duhet të jetë në gjendje të bëjë rreth 28 shtytje në të njëjtën kohë, ndërsa gratë duhet të synojnë për 20 me objektivin për të demonstruar një nivel të mirë fitnesi.

Në moshën 35-vjeçare, femrat duhet të jenë në gjendje të bëjnë 19 shtytje, vetëm një nën pritjet e një gruaje 25 vjeçare, ndërsa meshkujt duhet të jenë në gjendje të bëjnë 21 (shtatë më pak se meshkujt më të rinj).

Në moshën 45- vjeçare, gratë pritet të arrijnë në 14 dhe burrat në 16 shtytje. Në moshën 55-vjeçare gratë duhet të jenë 10 dhe burrat në 12.

Dhe në moshën 65-vjeçare, e cila është vija e fundit e këtij studimi, meshkujt dhe femrat pritet të bëjnë 10 shtytje në të njëjtën kohë.

Udhëzimet zyrtare të ushtrimeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë, që njerëzit të bëjnë rreth 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar çdo javë, ose rreth 20 minuta në ditë, duke përfshirë dy ditë të fokusuara vetëm në stërvitjen e forcës, siç janë shtytjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button