TOP-NEWS

Dëshmia/ Vrasja me thikë, picieri qëllon guzhinjerin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  ka ndodhur pak momente më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu dhe kuzhinierit Indrit Salillari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Sipas burimeve, viktima Indrit Salimllari,punonte si kuzhinier në një lokal të zonës. Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Salimllari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa autori është arrestuar nga policia.

Sakaq, janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e konfliktit mes tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button