AKTUALITET

Balluku me sy të nxirë/ FOTO që po çmend rrjetin

Një video e publikuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, krah Liburn Aliut në Durrës, ka ndezur kuriozitetin e njerëzve. Pyetja që po vlon në rrjete sociale është: A duket i nxirë syri i majtë i zv.kryeministres?

Në video shihen vinçat e portit, dritë e fortë e mesditës dhe kamera e telefonit që nuk fal asimetrinë e fytyrës. Një gjysëm-hije bie në anën e majtë e fytyrës. Konturi poshtë syrit është dukshëm më i errët se tjetri. A mos ndoshta i ka rënë hija keq? Mos është faj i grimit? A është pasojë e stresit të pagjumësisë, apo një përplasje e pakëndshme? 

Por, siç ndodh rëndom kur politika është në stinë stuhie, edhe estetika bëhet lajm. Balluku ndodhet në qendër të vëmendjes pas thirrjes nga SPAK, së paku si “person nën hetim”, sipas raportimeve mediatike. Dhe pikërisht tani, një video e thjeshtë në Durrës i jep rrjeteve ushqim për këto pyetje konspirative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button