Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDështon harta e re e gjyqësorit, KLGj nga 30 mijë çështje ka...

Dështon harta e re e gjyqësorit, KLGj nga 30 mijë çështje ka shkuar në 37 mijë për gjykim. Avokati Goxhaj: Kërkohen edhe dy gjykata apeli të tjera.

Fier – Harta e re gjyqesore e zbatuar ne shkurt te ketij viti ka dështuar dhe kjo gjë duke ju referuar nen kryetarit të KLGj  i cili është shprehur  qe  harta e re gjyqesore nuk ka ecur ashtu si duhet nga 30 mije çështje kanë shkuar ne  37 mije.

Ervis Goxhaj avokat por edhe anëtar i dhomës avokatisë në Fier ka pohuar se  nga 78 gjyqtar apeli që duhet te jene, jane 24.

Infrastrukture nuk ka, ka pohuar avokati Goxhaj sepse godina  e vjeter e apelit ka 7 salla për zhvillim gjyqesh dhe kjo ndikon në vonesa për gjykimin e çështjeve ku  vonesa ne gjykim nga 600 dite kanë shkuar në 1200 ditë

Sipas avokatit Goxhaj ligji  e thotë qart qe nje gjyqtar  i shkalles pare duhet te kete 7 vjet pune qe të emerohet ne apel nderkohe qe si pasoj e vetingut gjyqtaret kane 5 vjet pune  e poshte.

Avokati Goxhaj pohonë se të gjitha kto vonesa kanë kosto që bien mbi qytetarët por edhe në buxhetin e shtetit kur meren vendime nga gjykata e Strasburgut pro qytetarëve.
Goxhaj jep dhe mënyrat e zgjidhjes së këtij ngërçi sipas tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME