Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Si humbën jetën 2 turistet e huaja në Valbonë

Detaje/ Si humbën jetën 2 turistet e huaja në Valbonë

Vajza që shikoni në foto është Baets Myrthe, 25 vjeçe. Myrthe, nga Belgjika, kishte ardhur në Shqipëri të eksploronte Valbonën bashkë me një miken e saj nga Franca. Por vajzat rrëshkitën në Qafën e Valbonës dhe ranë në një greminë. Aty dhe ndërruan jetë.

Trupat e tyre nuk janë nxjerrë akoma pasi sipas autoriteteve deri më tani ka qenë e pamundur ndërhyrja, qoftë edhe me helikopter.

Dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën këtë të martë në vendin e quajtur Qafa e Valbonës në Tropojë. Ato ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit, por u rrëzuan në një greminë. Trupat e pajetë të dy vajzave nuk janë nxjerrë ende nga vendi ku kanë rënë dhe ku u gjetën prej policisë pas disa orësh kërkime.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe motit të keq me mjergull dhe borë është bërë e pamundur ulja e helikopterit nga skuadra alpine e FNSH-së së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, rezulton se dy vajzat janë nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, kanë kaluar në pjesën malore, aty ku janë përballur me dëborën që ende është e pranishme. Pa informacionin e duhur për terrenin dhe shtigjet, vajzat kanë vendosur të kalojnë mes dëborës dhe aty dyshohet se janë rrëzuar në greminë pasi kanë rrëshqitur.

Tragjike për to ka qenë goditja e mëvonshme nga një ortek. Drejt vendit të ngjarjes, janë nisur policia dhe banorët e zonës, ndërsa sqarohet se ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku në 10 Maj të vitit të kaluar humbi jetën një turist gjerman. Sakaq, në media është zbuluar edhe identiteti i njërës prej viktimave. Ajo është 25-vjeçarja belge Baets Myrthe (foto poshtë).

“Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve” – thuhet në njoftimin e policisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME