Detaje të reja/ Si ndodhi atentati ndaj Paulin Harushës në Kanada

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat në Toronto të Kanadasë. Viktima eshte identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç, me origjinë nga Shkodra dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas njoftimit zyrtar, të autoriteteve 43-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për t’i shpëtuar jetën. Ai u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti pranë kryqëzimit të “Victoria Park Avenue” dhe “Sheppard Avenue East”, rreth mesnatës së të shtunës.

Sipas dëshmitarëve, autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet, përpara se të mbërrinte policia. Sipas dëshmitarëve ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur. Gjithashtu autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut.


Sipas mediave lokale banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre dhe nëse e kanë parë mjetin ose të dyshuarit. Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën dhe çifti ka lënë pas dy fëmijë.
Në një konferencë për media të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi është ende i paqartë. Hetimi është duke vazhduar dhe kushdo që ka informacione është i ftuar të kontaktojë policinë









