Shkodër – Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë.
ALB365 ka mësuar se ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani 51 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, viktima është vrarë brenda banesës së tij. Viktima ka shkuar të hapi derën pasi dikush kishte trokitur, në momentin që ai sapo e ka hapur me armë zjarri automatike është qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se viktima ka pak kojë që ishte kthyer nga emigracioni, Anglia.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.