Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAZgjedhjet në Turqi/ Mbështetësit dhe kundërshtarët e Erdogan protestojnë në Francë

Zgjedhjet në Turqi/ Mbështetësit dhe kundërshtarët e Erdogan protestojnë në Francë

Dje Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme në mbarë vendin, ku u shënuan lëndime dhe arrestime. Në protestë kanë qenë pjesëmarrës edhe shtetas turq, ku u raportua për përplasje mes kundërshtarë dhe mbështetësve të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Kjo pasi më 14 maj, në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Mediat e huaja shkruajnë se përleshjet ndodhën në Marsejë, ku katër policë u lënduan teksa po ndanin mbështetësit e Erdoganit. Përleshjet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ku policia arrestoi dy shtetas turq.

Erdogan po përballet me një opozitë të fortë, teksa akuzohet nga një pjesë e madhe e popullit se ka çuar Turqinë drejt autoritarizmit dhe ka minuar parimet laike mbi të cilën ishte themeluar shteti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME