Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDhunë në familje dhe zjarrëvënie e qëllimshme, pesë persona prangosen në Fier

Dhunë në familje dhe zjarrëvënie e qëllimshme, pesë persona prangosen në Fier

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia në Fier, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga zjarrëvënia e qëllimshme deri te dhuna në familje.

“I vuri zjarrin tokës së tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe u shkatërrua rrjeti i vaditjes, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Gj., 25 vjeç, banues në Vajkan, Fier, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Vajkan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore, në pronësi të shtetasve A. M. dhe Y. M., dhe është shkatërruar rrjeti i vaditjes në këtë sipërfaqe toke.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 38 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. K. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

K.Ç., 39 vjeç, banues në Patos dhe A. S., 54 vjeç, banues në Fier, pasi në fshtin Verri, duke drejtuar automjetet e tyre, përkatësisht tip “Toyota” dhe “Frez”, janë pëfshirë në një aksident, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 57 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME