SPORT

Dinamo fiton ndaj Laçit me dopietë

Dinamo u rikthye te fitorja në kampionat duke marrë një sukses të rëndësishëm. Blutë e kryeqytetit triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Laçit, në sfidën e javës së 26-të.

Heroi i vendasve ishte Dejvi Bregu, i cili realizoi dopietë golash. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 2-të me një gol fantastik nga jashtë zone, ndërsa dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 68-të.

Dinamo ngjitet në vendin e dytë në renditje, me 44 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Egantia kryesuese. Laçi mban vendin e pestë me 30 pikë, po aq sa edhe Elbasani i vendit të gjashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button