Dita e 115-të e protestës/ Nuk mungojnë mesazhet e Vlora Hysenit

Protesta mbylli të martën ditën e saj të 115-të. Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku mbajtën fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, protestuesit kanë komentuar edhe zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me kreun e SHISH, Vlora Hysenin, për të cilën SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra.
Aktivisti Kola u shpreh se ata duhet të inkurajojnë SPAK dhe BKH që të vijojnë me dorë të hekurt punën për të arrestuar Hysenin.
“Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë punën me dorë të hekurt për të arrestuar sa më parë kryespiunen, shërbëtoren e Vuçiçit dhe Ramës, Vlora Hysenin”, u shpreh aktivisti Arben Kola.







