Veshja perfekte e ditëve të ftohta, që mund të shkojë me gjithçka dhe në çdo kohë është një fustan pulovër, që shumë prej vajzave të njohura të modës e kanë zgjedhur qysh në fillim të vjeshtës
Për kohën e ftohtë, për kohën me shi, për të qenë stil sa herë ke nevojë, nuk duhet të mendohesh gjatë – një fustan pulovër të zgjidh gjithmonë problemin e pyetjes “çfarë të vesh?”
Megjithatë, ka edhe shumë nga ne që janë konfuze për të gjetur kombinim e duhur, madje shpesh mendojnë se është një veshje e pa emër: ke veshur pulovër apo ke veshur fustan?
Nëse akoma ke dyshime për zgjedhjen ideale të dimrit, provo këto kombinime. Me çizme të gjata, me pallto, por edhe me këpucë. Guxo më shumë ditëve të ftohta.