KRYESOREPOLITIKË

Rama: Mandati i 4, yllin e BE-së e kemi në dorë dhe të mos e lëshojmë

Kryeministri Edi Rama, thotë se për herë të parë Shqipëria ka në dorë një mundësi historike reale dhe aktuale që të hyjë në BE brenda kësaj dekade. Po ashtu theksoi se sot kemi në tavolinë planin për t’i mbyllur negociatat për dy vjet. Në një takim me gratë dhe vajzat socialiste, Rama shtoi se PS në qeverisje e ngriti çdo vit e më lart emrin e Shqipërisë dhe pozicionin e flamurit ndërkombëtarisht, aty ku nuk kishte qenë kurrë më përpara.

”Shkuam deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndërkohë që Tiranën e kthyem në pikën e referimit ndërkombëtar për rajonin dhe erdhën në Shqipëri për herë të parë të gjithë udhëheqësit e BE-së në të parën mbledhje jashtë BE-së.

Në vitin 2027 te sheshi përballë do të zbarkojnë të gjithë udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut për Samitin e NATO-s në Shqipëri. Negociatat i hapëm dhe sot jemi aty ku as që mund të imagjinohej kur ne morëm detyrën. Shqipëria ishte një emër që i shkaktonte stres të huajve dhe vlerësohej më shumë si problem i Europës se sa si anëtar i mundshëm i familjes europiane.

Para ca javësh doli këneta dhe tha se nuk ka më Konferenca, hapje kapitujsh të tjerë. Madje bufi tha se mua më kishin lënë pa ngrënë se isha sjellë si bandit. Sot u publikua data 14 prill për Konferencën e katërt Ndërqeveritare dhe do hapim një seri të tjerë kapitujsh”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds