LIFE STYLE

“Do të të dua përgjithmonë”/ Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie?

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka bërë lëmsh rrjetin me një postim të bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.

Ai ka publikuar një “Instastory” ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë në dorë, ku ka “gdhendur” emrin “Ejona” dhe një datë, 25.12.2025.

“Ejona 25.12.2025 Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në tatuazhin që aktori ka bërë në dorë.

bes kallaku

Por, se kush është ‘Ejona’ dhe se çfarë përfaqëson ajo në jetën e tij, aktori nuk e ka shpjeguar duke mos bërë asnjë koment më shumë.

Në këtë foto shfaqet dora e tij dhe dora e një vajze, ndërsa në sfond kënga që ka zgjedhur ta shoqërojë titullohet: “Do të të dua përgjithmonë.”

Kujtojmë se Bes Kallaku i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. A është kjo e dashura e tij e re apo jo, kjo mbetet ende mister

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button